Drita zbulon formacionin për ndeshjen ndaj Florianas

0%

Shpërndaje në: Blerim Krasniqi, Ibgall Jashari dhe Liridon Balaj do ta udhëheqin Dritën në sulm në ndeshjen kundër Florianas. Ndeshja kthyese Drita – Floriana do të zhvillohet sonte nga ora në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Prapa sulmuesve do të qëndrojnë Vesel Limaj, Kristal Abazaj dhe Albert Dabiqaj, ndërsa katërshen e mbrojtjes e përbëjnë Besnik Krasniqi, Hajdin Salihu, Jorgo Pëllumbi dhe Blerton Sheji. Si zakonisht, në portë është Faton Maloku. Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.

Burimi: Koha