Zjarri shkrumbon fermën në Shqipëri, mbi 10 krerë bagëti ngordhin

0%

Një zjarr i madh ka përfshirë një fermë blegtorie në Patos të Shqipërisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje të bagëtive. Flakët shpërthyen gjatë mesditës dhe u përhapën me shpejtësi, të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe sasia e madhe e ushqimit për kafshët që ndodhej në objekt.

Fermerët dhe banorët e zonës u përpoqën fillimisht të vinin nën kontroll zjarrin dhe të shpëtonin bagëtitë, deri në mbërritjen e ekipeve të zjarrfikësve të Patosit, raporton Abcnews.al, transmeton Sinjali. Për shkak të përmasave të zjarrit, në operacion u angazhuan edhe zjarrfikësit nga Fieri.

Pas disa orësh ndërhyrje, ekipet arritën ta lokalizonin zjarrin dhe të pengonin përhapjen e tij në objektet përreth. Nga zjarri, sipas bilancit paraprak, kanë ngordhur mbi 10 krerë bagëti , ndërsa janë djegur sasi të mëdha ushqimi për kafshët, makineri bujqësore dhe një pjesë e stallave të fermës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com