Pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë, trupat ishin fshehur në

0%

Trupat e pajetë të pesë foshnjave janë gjetur në shtëpinë e një çifti në Orange, në departamentin Vaucluse të rajonit të Provence në Francë, gjatë një kontrolli të kryer nga policia. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë hetimit, ka raportuar La Repubblica. Sipas informacioneve të para, mbetjet e foshnjave ishin ruajtur në kuti brenda banesës së çiftit.

Ngjarja është zbuluar pasi gruaja kishte sjellë në jetë një fëmijë gjatë ditës së djeshme. Foshnja e porsalindur është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ky nuk është rasti i parë i dyshuar për vrasje të foshnjave në Francë gjatë këtij viti. Në muajin shkurt, një grua rreth 50-vjeçare u arrestua pasi dy trupa foshnjash u gjetën në një ngrirës në banesën e saj në Haute-Saône.

Ndërkohë, në vitin 2015, në jug të Francës, ishin gjetur gjithashtu trupa foshnjash në një ngrirës brenda një banese. Edhe në atë rast bëhej fjalë për pesë foshnja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com