OVL-UÇK mirëpret pafajësinë e Lushtakut dhe të tjerëve: Akuzat ndaj

0%

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli të pafajshëm Sami Lushtakun dhe shtatë të bashkëakuzuarit e tjerë. Në reagimin e saj, OVL-UÇK e ka cilësuar vendimin si dëshmi se drejtësia duhet të bazohet në prova dhe fakte, duke theksuar se akuzat e pabazuara nuk mund të qëndrojnë përballë procesit gjyqësor.

“Përpjekjet e vazhdueshme për të njollosur figurat e luftës çlirimtare dështojnë përballë të vërtetës”, thuhet në reagimin e kësaj organizate. Sipas OVL-UÇK-së, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica e pjesëtarëve të saj mbeten vlera që, sipas tyre, nuk mund të cenohen nga procese të cilësuara si të padrejta.

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit. Ata akuzoheshin për veprat penale “Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal”, “Pengim i dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “Frikësim gjatë procedurës penale”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendimi u shpall nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Leon Përlaska, me anëtarët Kushtrim Shyti dhe Rrahman Beqiri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com