Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4

0%

Zjarret në jugperëndim të Francës u riaktivizuan këtë të martë, 28 korrik, ndërsa vendi po përgatitet për valën e katërt të të nxehtit këtë verë, e cila pritet të sjellë temperatura shumë të larta.

Autoritetet franceze urdhëruan evakuimin e rreth 4 mijë personave të tjerë nga zonat turistike në bregdetin e Atlantikut, pasi temperaturat e larta po vështirësojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të mbajtur nën kontroll zjarrin e madh në perëndim të Bordosë. Sipas autoriteteve, zjarri i madh ka riaktivizuar 14 vatra të tjera.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Météo-France njoftoi se të mërkurën 16 departamente, përfshirë Gironde dhe Landes, do të jenë në alarm portokalli për shkak të valës së të nxehtit. Edhe 14 departamente të tjera do të jenë në alarm portokalli, 63 në alarm të verdhë, ndërsa vetëm 17 do të mbeten në alarm të gjelbër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prefektura e Gironde bëri të ditur se disa vatra janë rindezur në zonat e djegura më parë, veçanërisht në Lège/Grand Crohot dhe Marcheprime, si edhe në rajonin Lège-Cap Ferret. Ndërkohë, organizatat që përfaqësojnë bizneset e vogla, të vetëpunësuarit dhe sektorin e turizmit kanë kërkuar ndihmë emergjente nga qeveria dhe mbështetje më të madhe nga kompanitë e sigurimeve.

Sipas Dhomës së Tregtisë, rreth 14 500 biznese janë paralizuar nga zjarret, ndërsa Ministria franceze e Financave vlerëson se rreth 130 mijë punonjës nuk mund të shkojnë në punë për shkak të situatës.

Burimi: Bota Sot