Bradley Barcola ka arritur marrëveshje verbale me Liverpoolin pas bisedave pozitive me trajnerin Andoni Iraola. Sipas L’Equipe, ylli i PSG-së është i vendosur të transferohet në Anfield, edhe pse ka ende rrugë të gjatë deri te finalizimi.
Marrëveshja në parim mes anësorit të PSG-së dhe Liverpoolit është për kontratë deri në vitin 2032 me pagë të lartë, ndërsa Liverpool është gati të dorëzojë ofertë mbi 100 milionë euro, edhe pse Parisi kërkon 150-170 milionë euro për ta shitur anësorin. PSG e ka vendosur çmimin – 150 milionë euro për objektivin e Arsenalit dhe Liverpoolit, sipas L’Equipe.
Raportet në Angli thonë se Liverpoolit i është kërkuar rreth 145 milionë funte për Barcolën, 23-vjeçar, i cili nuk pritet të rinovojë kontratën që i skadon në 2028. Barcola vjen pas një Botërori ku luajti 8 ndeshje dhe shënoi 3 gola me Francën, ndërsa te PSG numëron 39 gola dhe 35 asiste në 152 paraqitje.
