Shpërndaje në: Xherdan Shaqiri është konfirmuar si kapiten i Baselit për edicionin 2026/2027, ndërsa zëvendës i tij do të jetë portieri Jonas Omlin. Pjesë e ekipit të kapitenëve janë edhe Flavius Daniliuc dhe Albian Ajeti, raporton “Blick” të martën. Këta katër lojtarë, së bashku me Beçir Omeragiq, Nicolas Vouilloz dhe Metinho, formojnë këshillin e lojtarëve prej shtatë anëtarësh.
Këshilli i lojtarëve është përgjegjës për zbatimin e rregullave dhe ruajtjen e disiplinës. “Unë shkëmbej informacione me këta lojtarë çdo javë. Pres që ata të vijnë tek unë nëse diçka nuk shkon, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje së bashku”, ka theksuar trajneri Stephan Lichtsteiner.
