Punëtori i cili mbeti i lënduar rëndë pas shembjes së një krani në një vendpunishte në Rrugën A në Prishtinë, është në gjendje stabile dhe po vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se pacienti ka pësuar lëndime të rënda trupore, por gjendja e tij aktualisht është stabile.
Ndërkohë, një punëtor tjetër, i cili po ashtu ishte dërguar në Qendrën Emergjente pas incidentit, ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Sipas tij, pacienti i mbijetuar do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. E rëndë: Humb jetën një 20-vjeçar pas rënies së vinçit në Prishtinë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
