Historia e Jan Diomande filloi të shkruhej në javën e fundit të marsit 2025. Në mes të pushimit ndërkombëtar, Leganes lunate kundër Realit. Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që djali i panjohur 18-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti i dëmtuar në janar te ekipi rezervë i Leganes, do të debutonte në Divizionin e Parë vetëm tre ditë më vonë kundër Real Madridit.
Ai që e ka jetuar atë histori në vetën e parë ishte Borja Himenez, trajneri i Leganes, sot në Al-Ahli të Katarit, i cili në disa media ka folur për mënyrën se si Diomande bëri hapin e madh. “Herën e parë që dëgjova për Jan isha duke parë një video të bërë vetë në YouTube. Jan duhet të ishte 16 vjeç dhe ishte në një nga shkollat e klubit në Shtetet e Bashkuara. Xhef, pronari Leganes më tha.
“Kemi Mesin e ri” dhe unë u impresionova nga ajo që bëri ai djalë”. Fillimet Dita e parë që Borja Jimenez pa Jan Diomande në aksion, nuk mund ta harruar. Ishte java para ndeshjes në Bernabeu më . “Më kujtohet që luajtëm një ndeshje miqësore kundër ekipit rezervë. Jan javën e kaluar kishte luajtur me ekipin B për minutat e para, por unë nuk e kisha parë… Dhe fillon të luajë.
Veprimi i pare, ai driblon, ndryshon këmbën, veprimi i dytë, shumë i ngjashëm, i treti një top shumë i fuqishëm në hapësirë me një kontroll të pabesueshëm fillestar. i katërti, e merr në zonë, ndryshon këmbën dhe ‘bum’… Në qoshe. Veprimi i pestë dhe i gjashti janë të njëjtë… Kaq më duhej.
Nga 20 milionë në më shumë se 100 milionë në vit Personaliteti i Diomande u pa brenda vetëm një muaji e gjysmë që ai ishte në ekipin e parë të Leganes. “Ai kurrë nuk dha ndjesinë e frikës, as në Bernabeu, një nga ato fusha që frikësojnë shumë futbollistë të rinj”.
Borja Himenez pranoi se disa klube jashtë Spanjës ishin të interesuara për Diomande sapo e panë te Leganes, të cilët e vlerësuan në 20 milionë euro, një shumë që pagoi Laipzig. “Disa klube të huaja na telefonuan dhe më thanë se mendonin se ishte shumë e shtrenjtë. U thashë atyre se do të vlejë dyfish ose trefish brenda një ose dy vjetësh”.
Në fund, në vetëm një sezon vlera e Diomande është shumëfishuar me pesë ose gjashtë, pasi Laipzig e bleu për 20 dhe do t’i shesë midis 100 dhe 120 milionë euro.
