Putin: Pesë vjetët e fundit ishin shumë të vështira për Rusinë

0%

Shpërndaje në: Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të hënën se Rusia ka kaluar një periudhë “jashtëzakonisht kritike” gjatë pesë vjetëve të fundit. Ai e ka bërë këtë deklaratë ndërsa fliste në një takim në Kremlin me anëtarët e legjislaturës së tetë të Dumës së Shtetit, që është dhoma e ulët e parlamentit, mandati i së cilës po përfundon.

“Pesë vjetët e fundit, periudha e mandatit tuaj si deputetë, kanë qenë të vështira dhe jashtëzakonisht kritike për vendin tonë”, ka thënë Putini. “Pa asnjë ekzagjerim, kjo është një nga fazat vendimtare në historinë e atdheut tonë. Në lojë janë fati dhe e ardhmja e popullit tonë”, ka shtuar Putini. Ai e ka përshkruar këtë moment si një pikë kthese në çështjet globale.

Edhe Botë 17 dhj 2025 Pas një viti me Trumpin, udhëheqësit e BE-së mësohen të jetojnë me realitetin e një aleati që s’i zihet besë “Është një kohë kur, mes një konkurrence të ashpër, po marrin formë konturet e një rendi të ri botëror”, është shprehur presidenti rus.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka bërë pothuajse katër vjet e gjysmë që ka nisur teksa përpjekjet për t’i dhënë fund kanë ngecur që kur ka nisur lufta SHBA-Iran, më 28 shkurt.

Burimi: Koha