Një i vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të Vinçit në një punishte

0%

E plotësuar: Një person rreth 20-vjeçar ka vdekur në vend, ndërsa një tjetër është lënduar pas rënies së vinçit në një vendpunishte në Prishtinë të martën, kanë konfirmuar për KOHËN nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në kryeqytet. Sipas tyre, i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Rrëzohet një vinç në një punishte në Lagjen e Spitalit, policia jep detaje Një vinç është rrëzuar të martën në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”. “Aktualisht, njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia nuk ka bërë të ditur shkakun e rrëzimit të vinçit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e incidentit./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi