Vajza e Tom Cruise heq mbiemrin e të atit

0%

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se vajza e Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri, ka hequr ligjërisht mbiemrin e babait të saj.

Më parë u përfol se vajza e vetme e ish-çiftit zgjodhi të mos përdorë mbiemrin Cruise gjatë ceremonisë së diplomimit të saj nga shkolla e mesme në vitin 2024. 20-vjeçarja Suri e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin nga Cruise në Noelle, sipas të dhënave të regjistrimit të votuesve të siguruara nga PEOPLE. Lajmi u raportua fillimisht nga Page Six.

Suri aktualisht studion në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh, Pensilvani, dhe u regjistrua për të votuar në Qarkun Allegheny, Pensilvani, gjatë vitit të parë të studimeve, në tetor 2024. Në regjistrim ajo figuron si Suri Noelle. ‘Noelle’ është gjithashtu emri i mesëm i nënës së saj, Katie Holmes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cruise dhe Holmes sollën në jetë Surin në prill të 2006, u martuan në nëntor të po atij viti dhe u divorcuan në vitin 2012. Disa muaj përpara se të regjistrohej për të votuar me emrin Suri Noelle, ajo e përdori këtë emër edhe gjatë ceremonisë së diplomimit nga shkolla e mesme, në qershor 2024.

Po atë fundjavë, Tom Cruise u pa duke shijuar koncertin eTaylor Swift në stadiumin Wembley të Londrës. Dy muaj më vonë, duke festuar arritjen e vajzës së saj, Katie Holmes bëri komente të rralla për Surin gjatë një interviste për revistën Town & Country. “Jam krenare për vajzën time.

Sigurisht që do të më mungojë fakti që nuk do ta kem pranë çdo ditë, por jam shumë krenare për të dhe jam e lumtur,” tha Holmes. Ajo shtoi : “Më kujtohet kur isha në atë moshë, në atë periudhë plot fillime të reja. Është emocionuese të zbulosh veten dhe unë e kam dashur atë kohë, ndaj më bën të lumtur ta mendoj kështu.”

Më pas, në dhjetor 2024, Holmes reagoi publikisht ndaj pretendimeve për marrëdhënien e Surit me Cruise, tashmë 64 vjeç, duke mohuar raportimet se vajza kishte trashëguar një fond parash nga babai i saj.

Në atë kohë, Holmes, tashmë 47 vjeçe, publikoi një postim në Instagram ku kundërshtoi një artikull të Daily Mail, sipas të cilit Suri kishte fituar qasje në fondin e saj pasi mbushi 18 vjet. “Krejtësisht e pavërtetë,” shkroi Holmes mbi një pamje të artikullit. “Daily Mail, mund të ndaloni së shpikuri gjëra.” “Mjaft më,” shtoi ajo në përshkrimin e postimit.

Edhe pse Suri ka qëndruar larg vëmendjes së mediave, ajo u fotografua duke vizituar nënën e saj në xhirimin e filmit Happy Hours në New York City gushtin e vitit të kaluar.

Burimi: Bota Sot