Orlando Bloom është fotografuar duke shijuar pushimet verore në Itali në shoqërinë e të dashurës së tij, modeles zvicerane Luisa Laemmel. Aktori 49-vjeçar dhe partnerja e tij 28-vjeçare u panë në Alpemare Beach Club, ku kaluan një ditë relaksi mes diellit dhe detit.
Bloom tërhoqi vëmendjen me fizikun e tij të tonifikuar, i veshur me pantallona të shkurtra të zeza për not, ndërsa u fotografua duke bërë dush në plazh pas një noti. Nga ana tjetër, Luisa u shfaq me një bikini të zi, duke kompletuar pamjen e saj verore, shkruan DailyMail. Dyshja dukej mjaft e afërt gjatë gjithë kohës, duke qeshur dhe luajtur në ujë.
Në një moment, modelja e zhyti me shaka aktorin nën valë, ndërsa të dy shijuan atmosferën e pushimeve romantike. Sipas raportimeve, Orlando dhe Luisa janë në një lidhje që prej vitit të kaluar, pas ndarjes së aktorit nga këngëtarja Katy Perry.
Edhe pse kanë një diferencë moshe prej 21 vitesh, ata janë parë së bashku në disa dalje publike, përfshirë Javën e Modës për Burra në Milano muajin e kaluar. Luisa Laemmel ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si modele dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura si L’Oreal, YSL Beauty, Maybelline, Max Factor dhe Calvin Klein.
Romanca e saj me Bloom u bë publike pasi të dy u panë së bashku në Super Bowl, ndërsa që atëherë kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së tepërt mediatike.
