Konferenca për shtyp e Gjermanisë në vigjilje të ndeshjes mes Bregun e Fildishtë kishte për protagonist julian Nagelsmann dhe Jonathan Tah. Trajneri i Gjermanisë tregoi se Sane nuk rrezikonte vendin në formacion edhe pse në ndeshjen me Kuraçaon performanca e tij u kritikua shumë. “Leroy është një lojtar, tek i cili unë mbështetem shumë. Mendoj se ai është pre e një sindrome të çuditshme.
Ata që e kritikojnë them se zmadhojnë atë çfarë nuk shkon tek ai”, tha Nagelsmann. I pyetur për gjarprin që gjeti Kimmich në Winston-Salem, komisari teknik preferoi që të bënte shaka duke thënë: “Nuk gjeti një gjarpër dosido ishte një anakonda e madhe”.
Ndërsa në fjalën e tij Jonathan Tah shpjegoi se ai dhe shokët e tij të skuadrës duhet të bëjnë kujdes me sulmuesin e Bregun e Fildishtë, Diomande. \ “Kemi të bëjmë me një talent të madh. Ai mund të vendosë i vetëm një ndeshje dhe ne duhet të bëjmë shumë kujdes”, t ha mbrojtësi i Bayern-it.
