Sekuestrimi i telefonit nga SPAK, Kushtetuesja dërgon çështjen e

0%

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën hetim nga SPAK për tenderat e oksigjenit mjekësor.

Vendimi është dhënë nga Gjykata Kushtetuese raporton gazetarja Anila Hoxha, e cila bën me dije se gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij dhe ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatë së Lartë dhe ka dërguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Vladimirov është një nga personat e hetuar nga Prokuroria e Posaçme në një dosje të hapur që prej vitit 2021.

Pas kontrolleve të SPAK dhe sekuestrimit të telefonit të tij, ai iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se i janë cenuar të dhënat personale. Siç ka raportuar më herët gazetarja, në kërkesën e tij, Vladimirov ka kërkuar që SPAK të asgjësojë komunikimet dhe të dhënat personale të marra nga telefoni i tij, të cilat sipas tij nuk kanë lidhje me objektin e hetimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimi i SPAK lidhet me tenderimet në këtë fushë, ku gjatë veprimeve hetimore u kryen kontrolle në disa ambiente dhe u sekuestruan pajisje elektronike. Vetëm në këtë fashikull, sipas të dhënave të bëra publike, janë bllokuar rreth 30 kompjuterë.

Në tre vitet e fundit, SPAK ka sekuestruar qindra telefona në kuadër të hetimeve të ndryshme, ndërsa çështja e përdorimit të të dhënave të përftuara nga pajisjet elektronike është kthyer në një debat ligjor para Gjykatës Kushtetuese.

Burimi: Bota Sot