Vëllai i madh i këngëtares legjendare, Dolly Parton, Coy ‘Denver’ Parton, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai vdiq më 23 korrik në Sevierville, Tennessee, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Ndryshe nga motra e tij e famshme, Denver Parton kishte zgjedhur një jetë larg vëmendjes mediatike, duke punuar si operator vinçi, fermer dhe duke qenë një gjuetar i apasionuar.
Foto: Instagram Denver ishte një nga 12 fëmijët e familjes Parton dhe është vëllai i pestë i Dollyt që ndahet nga jeta. Ai la pas dy vajza, një nip dhe shtatë motra, përfshirë edhe Dolly Parton. Dolly Lajmi vjen në një periudhë të vështirë për këngëtaren 80-vjeçare, e cila vitin e kaluar humbi bashkëshortin e saj, Carl Dean, me të cilin ishte e martuar për 60 vjet.
Së fundmi, Dolly është përballur edhe me probleme shëndetësore, çka e detyroi të shtyjë koncertet në Las Vegas. Dolly Megjithatë, ajo ka siguruar fansat se po i përgjigjet mirë trajtimeve dhe planifikon të rikthehet në skenë sapo të jetë plotësisht e shëruar.
