Roberto Mancini rikthehet në krye të Italisë, arrihet marrëveshja

0%

Roberto Mancini do të jetë sërish përzgjedhës i Kombëtares së Italisë. Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, palët kanë arritur marrëveshje dhe rikthimi i tij në stolin e “Azzurrëve” tashmë është çështje e mbyllur. Mancini do të nisë një projekt të ri me përfaqësuesen italiane, pasi marrëveshja me Andrea Pirlon dështoi në momentet e fundit.

Raportohet se presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malagò, bllokoi emërimin e Pirlos në fazën përfundimtare të nënshkrimit të kontratës, për shkak të bashkëpunimit të tij me marka ruse. Kështu, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur t’ia besojë sërish drejtimin e kombëtares Roberto Mancinit, i cili rikthehet në krye të Italisë me synimin për të ndërtuar një projekt të ri.

Burimi: Bota Sot