Kylian Mbappé ka telefonuar direkt Florentino Pérezin për t’i thënë se nuk dëshiron më të trajtohet nga mjekët e Real Madridit. Sipas L’Équipe, ylli francez ka hedhur poshtë zërat se i është skanuar gjuri i gabuar, por ka kërkuar që rikuperimin ta vazhdojë vetëm me Christophe Baudot, mjekun e tij nga koha te PSG. Besimi mes stafit mjekësor dhe skuadrës është prishur prej disa vitesh.
Problemi nuk është vetëm te Mbappé. Më 3 dhjetor, pas fitores 3-0 ndaj Athletic Club, edhe Eduardo Camavinga u ekzaminua në këmbën e gabuar. Mjekët kontrolluan kyçin e djathtë edhe pse lëndimi ishte në të majtën, dhe e shpallën të gatshëm. Si pasojë ai mungoi disa javë.
