“Meriton gjithë suksesin që e ke”, Dhurata Dora me fjalë të mëdha për

0%

Atmosfera në Zone Club mbrëmjen e së hënës u ndez nga performanca e përbashkët e Dhurata Dorës dhe Gjestit, të cilët interpretuan për herë të parë para publikut bashkëpunimin e tyre më të ri. Përveç performancës, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mesazhi i këngëtares drejtuar Gjestit.

Para publikut, Dhurata e përgëzoi artistin për rrugëtimin e tij, duke theksuar se ai e meriton suksesin që ka arritur dhe se mezi pret që publiku ta dëgjojë këngën e re. Foto: Instagram “E meriton gjithë suksesin që ke dhe mezi pres të dalë kënga nesër”, u shpreh ajo nga skena.

Ndërkohë, dy artistët kanë konfirmuar edhe zyrtarisht lansimin e projektit përmes një postimi të përbashkët në Instagram. Dhurata 🤍 Ata njoftuan se kënga, e titulluar “Gasolina”, do të publikohet sonte në orën . Interesimi për këtë bashkëpunim ka qenë i madh prej muajsh, sidomos pasi një fragment i këngës u shpërnda në TikTok dhe u bë viral.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gasolina” ishte paraparë të publikohej gjatë verës së kaluar, por lansimi u shty për shkak të rrethanave që lidhen me Gjestin në atë periudhë.

Burimi: Telegrafi