Shpërndaje në: Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Shaqir Lutvija për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999. Vendimi është marrë të martën.Lutvija, në nëntor të vitit 2025 u pat dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më pare.
Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit e trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionon policor të këtij qyteti, bashkë me persona të tjerë. Por, Gjykata e Apelit në qershor të këtij vitit e kishte kthyer lëndën në rigjykim.
