Kanadaja mori një fitore të thellë ndaj Katarit në raundin e dytë të fazës së grupeve me rezultatin 6-0. Por kjo fitore e skuadrës së drejtuar nga Jesse March u hidhërua nga dëmtimi i rëndë i Ismaël Kone që u shkaktua pas një faulli të Assim Madibo që u ndëshkua me karton të Kuq.
Futbollisti doli me barelë nga fusha e lojës duke u transportuar në spital ku rezultoi se kishte thyerje të këmbës me Kone që iu nënshtrua një operacioni që do ta mbajë disa muaj jashtë fushave të lojës.
Ditën e ndeshjes vetë Madibo i kërkoi ndjesë futbollistit në dhomën e zhveshjes, ndërkohë që edhe Federata e Futbollit e Katarit përmes rrjeteve sociale i uroi shërim të shpejtë futbollistit kanadez ‘Shërim të shpejtë, Ismaël Kone’-shkruhej në postimin e Federatës së Futbollit të Katarit.
