Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit

0%

Shpërndaje në: Disa persona raportohet se janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, më pak se 24 orë pasi u njoftua një armëpushim i ri ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit bëri të ditur se të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi aeroplanët luftarakë, dronët dhe artileria izraelite goditën dhjetëra zonash, shumica prej tyre në afërsi të qytetit Nabatieh.

Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur “objektiva terroriste të Hezbollahut”, pasi grupi kishte lëshuar më shumë se 50 predha ndaj forcave izraelite në jug të Libanit. Washingtoni ka kritikuar vazhdimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në Liban.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Libani u përfshi në luftën mes SHBA-së dhe Iranit pasi Hezbollahu nisi sulme me raketa ndaj Izraelit në muajin mars, në shenjë hakmarrjeje për një sulm që vrau udhëheqësin suprem të Iranit.

Shtetet e Bashkuara druhen gjithashtu se tensionet e vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe Libanit mund ta rrezikojnë marrëveshjen e paqes të arritur me Iranin, e cila përfshin zotimin për t’i dhënë fund luftimeve në “të gjitha frontet”, përfshirë edhe Libanin. Teherani ka insistuar se Libani duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje më të gjerë për përfundimin e konfliktit.

I dërguari amerikan, Steve Witkoff, raportohet se do të udhëtojë drejt Zvicrës për bisedimet fillestare me Iranin, me synimin për të konsoliduar marrëveshjen. Zyrtari i lartë i Hezbollahut, Hassan Fadlallah, deklaroi se grupi i tij ka të drejtë t’u përgjigjet sulmeve izraelite.

Burimi: Koha