Shpërndaje në: Një valë e madhe e të nxehtit përfshiu pjesën më të madhe të Evropës, me temperatura që pritet të rriten më tej në ditët në vijim, duke bërë që autoritetet në të gjithë kontinentin të lëshojnë paralajmërime dhe të përgatiten për mot ekstrem të zgjatur. Në Francë, qindra shkolla u detyruan të ndryshonin oraret e tyre për t’i përballuar temperaturat e larta.
Parashikuesit e motit paralajmëruan për një valë të nxehti intensive dhe afatgjatë në Paris, me temperatura që mund të ngriheshin mbi 40 gradë Celsius për herë të parë në një ditë qershori. Në të gjithë kontinentin, autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët për mot ekstrem. Gjermania gjithashtu po përballet me të temperature të larta rreth 38 gradë Celsius, pothuajse në të gjithë vendin.
Shërbimi i motit njoftoi se pjesë të vendit duhej të ishin në gatishmëri për stuhi, breshër dhe shi të rrëmbyeshëm gjatë fundjavës. Meteorologët konfirmuan se Anglia dhe Uellsi kishin përjetuar tashmë pranverën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, megjithëse temperaturat në Britani nuk pritej të ishin aq intensive sa në Evropën kontinentale.
Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po i bën valët e të nxehtit më të shpeshta dhe intensive në të gjithë Evropën, duke rritur rrezikun e emergjencave shëndetësore, thatësirave dhe përmbytjeve.
