Shpërndaje në: Një tërmet me magnitudë 7.1 shkallë të Rihterit ka goditur prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë të martën, si pasojë e të cilit janë lënduar të paktën 50 persona dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan Reuters. Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi tha se numri i plotë e viktimave dhe shkalla e dëmeve nga tërmeti është ende duke u vlerësuar.
“Ne jemi informuar tashmë se ka të lënduar”, tha Takaichi. “Ndërprerje të energjisë elektrike dhe zjarre kanë ndodhur në disa zona, dhe ka pasur gjithashtu dëme në rrugë dhe ura si dhe shembje ndërtesash”. Një spital ka raportuar për më shumë se 50 të lënduar, ka raportuar transmetuesi publik NHK.
Disa persona në një tren me shpejtësi të lartë në kohën e tërmetit u lënduan gjithashtu, njoftoi gazeta Nikkei. Disa ndërtesa u dëmtuan, përfshirë një qendër tregtare, e cila sipas NHK-së kishte pësuar një shpërthim, ndërsa pamjet e publikuara nga transmetuesi treguan gjithashtu ndërtesa të tjera në zjarr ose të shembura pjesërisht.
Çarje të mëdha u shfaqën në rrugët kryesore, përfshirë në një autostradë, dhe një tren mallrash doli nga shinat, sipas NHK, ndërsa u ndaluan shërbimet hekurudhore si dhe fluturimet u anuluan. Edhe Botë 25 qer 2026 Japonia goditet nga një tërmet pej 7,2 ballësh Më shumë se 150,000 njerëz janë udhëzuar të shkojnë në qendrat e evakuimit, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive.
Banorët në zonat që ndjenë dridhjet më të mëdha duhet të kenë kujdes nga tërmetet e mëtejshme të forta për rreth një javë, si dhe nga rreziku i rrëshqitjeve të dheut, tha një zyrtar i Agjencisë Meteorologjike të Japonisë. Japonia është një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në botë, me të paktën nga një dridhje në çdo 5 minuta.
E vendosur përgjatë “Unazës së Zjarrit” të vullkaneve dhe llogoreve oqeanike që rrethojnë pjesërisht pellgun e Paqësorit, Japonia është vendi ku ndodhin rreth 20% e tërmeteve në botë me magnitudë 6.0 ose më shumë.
Qeveria japoneze lëshoi paralajmërime emergjente për tërmet për prefekturat Kumamoto, Nagasaki, Kagoshima, Fukuoka, Saga, Oita dhe Miyazaki, të gjitha në ishullin jugor Kyushu të Japonisë.
