Finlanda mbyll hapësirën ajrore, kufizon trafikun detar pranë Rusisë

0%

Ushtria finlandeze ka njoftuar të martën () se ka mbyllur një pjesë të hapësirës ajrore finlandeze dhe ka kufizuar trafikun detar pranë kufirit rus për shkak të rrezikut të dronëve të pakomanduar në zonë, raporton Reuters .

Dronët ushtarakë ukrainas që synojnë Rusinë kanë devijuar në hapësirën ajrore të Finlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë sivjet, duke ngritur shqetësime se lufta në Ukrainë po përhapet në kufijtë veriorë të NATO-s.

Finlanda po ndërmerr hapat “me qëllim që të sigurohet që autoritetet janë në gjendje të veprojnë nëse dronët do të devijojnë në hapësirën ajrore të zonës, që do të thotë kundërmasa të sigurta dhe siguri të kalimtarëve”, ka deklaruar një zëdhënës ushtarak.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka theksuar se ushtria nuk mund të komentojë lidhur me burimin e informacionit për aktivitetin e mundshëm të dronëve, “pasi është informacion operativ”. Ukraina ka shtuar sulmet ndaj objektivave ruse me dronë me rreze të gjatë veprimi. Ajo dhe vendet e NATO-s kanë fajësuar bllokimin e sinjalit rus për devijimin e disa dronëve ukrainas në hapësirën ajrore të NATO-s.

Moska akuzon Ukrainën për drejtimin e qëllimshëm të dronëve përtej kufijve. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo