Dubai nis fushatë të pazakontë: Banorët shpërblehen nëse sjellin

0%

Autoritetet në Dubai kanë prezantuar një program të ri për të nxitur turizmin, duke ofruar shpërblime për banorët që ftojnë miq ose familjarë nga jashtë për të vizituar qytetin. Nisma, e quajtur “Një Ftesë në Dubai”, u mundëson qytetarëve dhe banorëve mbi 18 vjeç që posedojnë dokumente të vlefshme të Emirateve të Bashkuara Arabe të nominojnë deri në tre vizitorë.

Personat e ftuar mund të përfitojnë paketa të ndryshme turistike, përfshirë akomodim në hotele, oferta në restorante dhe shërbime të tjera, ndërsa ata që i ftojnë mund të shpërblehen me benefite që arrijnë deri në 816 dollarë.

Programi është pjesë e strategjisë së Dubait për të rritur numrin e vizitorëve, pas rënies së turizmit të shkaktuar nga tensionet e sigurisë në rajon dhe ndërprerjet e përkohshme të fluturimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç kësaj nisme, autoritetet kanë ndërmarrë edhe masa të tjera për ta bërë destinacionin më tërheqës, duke ulur disa tarifa që lidhen me sektorin e hotelerisë dhe turizmit, në përpjekje për ta rikthyer Dubain në krye të destinacioneve më të vizituara në botë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com