Ish- deputeti jep paralajmërim, ja çka do të ndodhë me LDK-në pas 30

0%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i partisë ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi është përmbushur kriteri statutar i mbështetjes me nënshkrimet e së paku një të tretës së delegatëve të Kuvendit. Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë në përputhje me Statutin e partisë dhe procedurat e brendshme organizative.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet të enjten, më 30 korrik, ndërsa pritet të trajtojë zhvillimet e fundit brenda LDK-së dhe çështjet që lidhen me organizimin dhe drejtimin e partisë.

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, në një pronocim për gazetën “Bota sot”, ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar brenda partisë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke paralajmëruar se LDK rrezikon të dalë e përçarë dhe e dobësuar. Ai u bëri thirrje të dy krahëve të tregojnë maturi dhe të mos dëmtojnë partinë për interesa personale apo të jashtme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Më duhet të them se jam shumë i brengosur me tensionet dhe përplasjet brenda LDK-së. Ka rrezik real që LDK të dalë nga ky kuvend shumë e përçarë dhe e dobësuar. Ende është i paqartë epilogun i Kuvendit dhe nuk dihet fati i Lumir Abdixhikut. Por, një gjë është e sigurtë-LDK-ja nga ky kuvend nuk do të dalë më e fortë. Është shumë e qartë se brenda është një konflikt i ashpër i interesave.

Kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj reforme, sepse reforma nuk është ndërrim i njerëzve. Unë shpresoj që të dy krahët t’i thirrini arsyes dhe të mos e shkatërrojnë LDK-në për interesa personale apo për interesa të huaja, jashtë LDK-së” – deklaroi ai për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot