Zidane prezantohet si trajner i Francës: Ishte e vetmja bankinë që e

0%

Zinedine Zidane është prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i Kombëtares së Francës dhe nuk e fshehu emocionin për realizimin e ëndrrës së tij më të madhe si trajner. Legjenda franceze deklaroi se stoli i “Les Bleus” ishte i vetmi që e kishte pritur gjatë gjithë këtyre viteve. “Ishte e vetmja bankinë që e doja. Kam refuzuar shumë oferta ndër vite, sepse e prisja këtë moment.

Nuk mund ta humbisja mundësinë për ta drejtuar Kombëtaren e Francës”, u shpreh Zidane gjatë prezantimit të tij. Ish-trajneri i Real Madridit theksoi se drejtimi i Francës është nderi më i madh i karrierës së tij. “Është një privilegj i jashtëzakonshëm. E njoh peshën e kësaj fanelle dhe përgjegjësinë që e sjell ky rol.

Do të jap gjithçka për ta rikthyer Francën në majën e futbollit botëror”, deklaroi 54-vjeçari. Zidane rikthehet në bankinë pas pesë vitesh mungesë dhe e nis zyrtarisht epokën e tij në krye të Francës pas largimit të Didier Deschamps, duke e marrë drejtimin e një prej kombëtareve më të forta në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Debutimi i tij do të vijë në muajin shtator në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2030. “Është një gëzim i madh. Jam vërtet i lumtur. Jam gati për sfidën, më motivon. E vetmja gjë që doja të bëja pas përvojës sime në Real Madrid.

Që kur isha fëmijë, fillova në ekipet e të rinjve, kalova nëpër çdo fazë derisa arrita në ekipin kombëtar të të rriturve, majën. E vetmja gjë që më motivon është të jem në gjendje të punoj për këtë ekip dhe t’i shoh ata të vazhdojnë të fitojnë. Ta drejtoj Francën është e vetmja gjë që doja të bëja pas përvojës sime në Real Madrid.

I refuzova ofertat për t’u bërë trajneri kryesor i Francës”, përfundoi Zidane.

Burimi: Bota Sot