Zinedine Zidane ka folur për herë të parë pas emërimit si përzgjedhës i kombëtares së Francës, duke e cilësuar këtë post si një ëndërr të realizuar. Ish-trajneri i Real Madridit zbuloi se kishte refuzuar oferta nga klubet gjatë viteve të fundit, pasi synimi i tij kryesor ishte drejtimi i “Gjelave”. “Në një farë mënyre, kjo është vazhdimësi e një ëndrre.
Gjatë katër apo pesë viteve që kur ndalova së trajnuari, kam pasur oferta për t’u rikthyer në klube, por i refuzova të gjitha sepse kombëtarja e Francës ishte e vetmja punë që doja pas Real Madridit”. Zidane foli edhe për lidhjen e veçantë me Francën, duke kujtuar rrugëtimin e tij nga akademia deri te ekipi i parë. “Jam rritur me këtë ekip.
Fillova në grupmoshat e reja dhe kalova çdo nivel deri te kombëtarja A, niveli më i lartë”. Ai falënderoi Didier Deschamps për punën e bërë dhe premtoi një kapitull të ri me ambicie të mëdha. “Didier, urime për gjithçka që ke arritur. Tani do të nisë një kapitull i ri me një staf të ri teknik. Do të vendos gjithë energjinë time në këtë ekip. Mezi pres të filloj”.
I pyetur nëse ky ishte momenti më i madh i karrierës së tij si trajner, Zidane u përgjigj shkurt: “Po”. Sa i përket filozofisë së tij, francezi premtoi një futboll ofensiv. Zyrtare: Zinedine Zidane emërohet trajner i Francës “Ajo që më motivon është loja sulmuese dhe shënimi i golave. Kam qenë një numër 10 dhe kjo është pjesë e asaj që besoj si trajner”.
Zidane u pyet për Kylian Mbappen, për të cilin tha ende nuk ka biseduar. “Nuk kam folur ende me Kylianin. Gjëja më e rëndësishme për të tani është të pushojë pas një sezoni të gjatë. Do të flasim në shtator”, përfundoi ai./ Telegrafi
