Real Madridi nuk i ndahet interesimit për transferimin e Micheal Olise nga Bayern Munichu këtë verë, edhe përkundër refuzimit fillestar nga Bavarezët. Sipas raportimeve nga ESPN , Real Madridi është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sulmuesit të krahut të Bayern Munich, Michael Olise, pasi gjigantët spanjollë po mendojnë një transferim gjatë verës.
Pavarësisht shpenzimeve të shumta gjatë verës dhe planeve për të shtuar një tjetër qendërmbrojtës dhe mesfushor qendror në skuadër, Real Madridi nuk po e përjashton një lëvizje për një sulmues të nivelit të lartë.
Më parë u raportua se Olise ishte një nga objektivat e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez dhe tashmë po vërtetohet se i pari i Los Blancos e do medoemos në “Santiago Bernabeu” yllin e Bayernit.
“As për 500 milionë euro”, Bayern Munich ia mbyll derën Real Madridit për Michael Olise 24-vjeçari ka tërhequr gjithashtu interes konkret nga PSG, por Bayern po kërkon një tarifë rekord botëror, më të lartë se transferimi i Neymar prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te Les Parisiens, për t’u ndarë nga reprezentuesi francez.
Pas një sezoni sensacional 2025/26 me Bayernin, Olise është në mision për t’i udhëhequr “Les Bleus” drejt lavdisë në Kupën e Botës, pasi ka lënë një përshtypje të fortë të parë me dy asistime në fitoren 3-1 kundër Senegalit.
