Klubi i futbollit Prishtina bëhet me sallë moderne për konferenca dhe analiza

0%

Klubi i futbollit Prishtina, ka bërë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimit profesional, duke inauguruar një sallë moderne në Bërnicë për konferenca dhe analiza në kampin e saj stërvitor.

Kjo hapësirë e re është e pajisur me teknologji bashkëkohore dhe synon të shërbejë si një qendër multifunksionale për stafin teknik, futbollistët dhe drejtuesit e klubit. Ajo do të përdoret për analiza taktike, mbajtjen e mbledhjeve, prezantime profesionale si dhe konferenca për media.

Përmes këtij projekti, klubi synon të krijojë kushte më të mira për analizë profesionale dhe përgatitje të ekipit, duke ndikuar drejtpërdrejt në performancën në fushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot