Shmangia e krizës në LDK, përmes analizës të sinqertë

0%

Opinioni shqiptar në përgjithësi, anëtarësia e LDK-së, në veçanti, janë të shqetësuar për kërkesën e klanit të Isa Mustafës, për mbajtjen e Kuvendit shkarkues të kryetarit legjitim, Lumir Abdixhiku, për tri arsye: E para, shkarkimi i mundshëm i kryetar Lumirit, e dërgon vendin në zgjedhje të sërishme, sepse grupi i të pakënaqurve janë të shantazhuar nga PDK-ja, duan t`i bashkohen opozitës PAN-iste, me shpresën se një palë zgjedhje të tjera, do ta zvogëlojnë përqindjen fituese të Vetëvendosjes me aleatët e saj.

Dhe, së bashku me Listën Serbe, do të vinin në pushtet; E dyta, klani i Isa Mustafës ka përjashtuar mundësinë e koalicionit apo të bashkëqeverisjes të LLV. Kjo është dëshmuar me rrëzimin e Qeverisë Kurti-1, kur kryetari Isa Mustafa aprovoi porosinë e emisarit Richard Grenell, duke numëruar ditët nga lart-poshtë: 8,7,6,5, duke mos pritur 4 ditët tjera!

Kujtoni rrëfimin e shefit të Grupit parlamentar, Arben Gashi. Pjesë e kësaj ujdie, dakordimi ishin edhe kryetari i social-komunistëve shqiptarë, Edvin Rama dhe presidentu serb Vuçiq; E treta, dihet botërisht se Isa Mustafën e katapultoi në krye të LDK-së Hashim Thaçi me SHIK-un e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo e vërtetë absolute është fiksuar në foto, kur anëtarët e SHIK-ut ngjisnin afishet në muret e Prishtinës: “Ose Isa kryetar i LDK-së, ose do të kallet Selia Qendrore e LDK-së dhe objekte tjera!” Pse kjo preferencë e argatëve të PAN-it brenda LDK-së?!

Sepse përgjatë të qeverisjes PDK-LDK, eksponentët kryesorë të LDK-së u korruptuan nga Hashimi dhe ShIK-u i tij, u bënë hisedarë në biznese të leverdishme dhe u betonuan në drejtimin e LDK-së.

E gjithë kjo miqësi në aleancë PDK-LDK, u bë në kundërshti me vullnetin e shqiptarëve, të popullit, të elektoratit, të anëtarësisë, rrethi Këshillit të Përgjithshëm, Grupit të Deputetëve, madje edhe të vetë Kryesisë të LDK-së!! Pothuaj se, gjithëçka vendoste rrethi vicioz i kryetarit.

Kryetari i katapultuar nga PDK-ja, Isa Mustafa, heshturazi amnistoi dhe rehabilitoi krimin dhe kriminelët, edhe pse ishte i mirë informuar për serinë e vrasjeve politike, për hajnitë masive zyrtare, për kontabandën, galopante, të cilën Drejtoria e Doganave të Kosovës, e vlerëson dëmin e shkatuar buxhetit të shstetit në shumë miliarda euro, sepse ajo bëhej me “shlipera”, “teretnjaka”, maune, gjithnjë në kordinimin me bandat serbe, sidomos me “Listën Serbe”.

Siç e ka denoncuar këtë veprimtari kriminale zyrtare DASH amerikan, në krye të kontrabandës ishin bandat e “komandantëve” të Kosovës dhe krerët e Listës Serbe të Veriut të Kosovës. DASH shpalli “non grata” disa nga krerët kontrabandistë serbë dhe 16 shqiptarë, por, për habi, disa emra i kurseu nga publikimi.

Kërkesa e një grupi të pakënaqurish, pëd një Kuvend shkarkues të kryetarit legjitim, pa zgjedhje paraprake, është krejt i pakohë. Së pari duhet përfunduar me koalicionin e mundshëm, tashmë, të filluar me LVV, për ta përmbyllur procesin institucional.

Dhe, mbi të gjitha, është një “Kuvend është nga anëtarësia”, – ” qëllimkeq, me emërtesë i “jashtëzakonshëm”, edhe pse nuk përkon me realitetin. Thirrja e këtij Kuvendi, po shoqërohet me një propagandë mashtruese dhe tërësisht rrenacake. “Kërkesa për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhikut është nga anëtarësia”, – thonë klanorët e Mustafës. Kjo është gënjeshtër e kulluar.

Përkundër kërkesa është dërtuar dhe nismuar nga titullarët partiakë, në koordinim të hershëm me PDK-në, për dy qëllime bazë: 1) Pengimin e bashkimit dhe të profilizimit të së djathtës të Kosovës, e cila do të ishte një krye-kauzë për ngritjen e partisë të Presidentit Rugova dhe kthimin në identitet të LDK-së, tashmë të zvetënuar, deri në prag shuarje, nga argatët e Hashimit me shokë.

Ata duan bashkimin e përhershëm politik me PDK-në, për t`i kthyer “komandantët në pushtet; 2) Klanorët e Mustafës duan pa pengojnë, madje me çdo çmim, koalicionit të LDK me LVV, si dy partitë të vetme parlamentare të pakriminalizuara. Është hipokrizi të thuhet se “kjo kërkesë nuk është e orientuar kundër askujt!?”

Përkundrazi, këkesa ka adresë, madje me aksion të organizuar, për ta linçuar Lidershipin aktual dhe sidomos Dr. Vjosë Osmanin. Ndërsa me , kur ajo sfidonte Isa Muatafën dhe delegatët e Kuvendit të 8-të “zgjedhor”, të LDK-së, duke bërë zgjedhje aklamative, të hapura, me ngritje dore, për ta rizgjedhur kryetarin Isa Mustafa, patericë të Hashim Thaçit, duke e dobësuar dhe rrënuar LDK-në!

Vjosë Osmani, me pak delegatë, sa gishtat e një dore, protestonte për ndalimin e debatit dhe përjashtimin e votimit të fshehtë! Klanorët e Mustafës justifikojnë nismëm e tyre, për veprimin shkatërrues të LDK-së, gjoja, “partia mbeti në vendin e tretë!” Por kryetar Lumiri ashtu e gjeti.

Dhe, kur po mobilizohej për ta ngritur atë, puçistët bojkotuan dhe sabotuan dy palë zgjedhje radhazi, me qëllim që ta përgatisnin shkarkimin e kryetarit Abdixhikut. Për këtë kishin mbështetjen e PDK-së dhe të armiqve të Kosovës. Andaj, edhe nxitohen për ta bërë një palo-Kuvend “shkel e shko!”

Reflektimi dhe ndryshimi është bërë me , kur LLL me aleatë, i shporri nga pushteti PAN-in kriminal dhe parashutistin e Hashimit, patericë e PDK-së, Isa Mustafën.

Opozita PAN-iste ka klientelë elektorale, goxha të garantuar: a) Shumësinë e 85 mijë të nëpunësve shtetërorë; b) Shumicën absolute të 45 mijë “veteranëve” të rrejshëm; c) Anëtarësinë numerike të tri organizatave ilegale krimninale: SHIK, “Shqiponjat e zeza”, BIA d) Ndërkohë edhe LVV po krijon klientëlen elektorale sociale.

I vetmi subjekt politik që nuk ka provuar të këtë klientelë elektorale është LDK-ja. Mendoj se në vend të “Kuvendit”, duhet mbajtur një mbledhje e Kryesisë, duke ftuar edhe deputetët, kuadro dhe veprimtarë rugovistë, të anashkaluar nga kryetarët pararendës, por të anashkaluar edhe nga kryetari aktual!?

Ndërsa prania në takim e delegatëve të KP, nuk është e nevojshme, sepse shumica janë të manipuluar nga shefat e tyre. Madje, pas Kuvendit të 7-të të LDK-së e këtej, delegatët e Këshillit të Përgjithshëm nuk janë vënë në garën e votimit të fshehtë. Pra, janë të paligjshëm, sepse janë të emëruar, të listuar dhe të votuar në grup, me aklamacion, votim i hapur, me ngritje dore.

Në ketë takim pune, nëse nuk u pritet “të pakënaqurve” për afatin normal kohor zgjedhor, të mendohet për një datë më të afërme, por assesi pa zgjedhje paraprake.

Çështje kryesore që duhet t`i trajtonte me parësi, duhet të mbizotëronin: 1) Të hiqet nga agjenda shkarkimi i kryetarit aktual; 2) Të autorizohet Lidershipi aktual, për të vazhduar konsultimet me pozitën fituese, për mundësinë e koalicionit LDK-LVV; 3) Të ndryshohet statuti i imponuar nga tandemi Isa-Hashimi, i cili e çoi LDK-në në theqafje; 4) Të ndryshohet rregullorja zgjedhore; 5) Të kufizohen kompetencat e tepruara të kryetarit të LDK-së; 6) Nisma e bashkimit dhe profilizimit të së djathtës të Kosovës, të bëhet krye-kauzë e LDK-së, si garanci për ngritjen e partisë; 7) Të krijohet komision i përbashkët për përgatitjen e zgjedhjeve, përfshi edhe palët në kundërshti, duke i aktivizuar edhe të hatëruarit, që nga amshimi i Presidentit Rugova edhe deri me sot….

Propaganda se thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm shkarkues, vjen nga poshtë, nga anëtarësia, është i shpikur dhe i shpifur nga tellallët e PDK-së, është kurdisje qëllimkeqe dhe neveritëse. Përkundrazi, anëtarësia është e revoltuar se argatët e shantazhuar nga PDK-ja, po tentojnë përçarjen e LDK-së, deri në ndarjen e radhës të saj.

Dy paraqitjet televizive të kryetarit Lumir Abdixhikut kanë qenë faktike, argumentuese dhe bindëse, herën e parë, pas zgjedhjeve të fundit, me ç`rast denoncoi sabotimin nga klanorët e Isa Mustafës dhe herën e dytë, pas aktivizimit të këtij klani, në shërbim të PDK-së, për shkarkim arbitrar të kryetarit të ligjshëm.

Në bisedat televizive kryetari Abdixhiku premtoi se do të organizohen zgjedhje të rregullta, ndryshe nga herë të tjera, me debat të shpenguar demokratik dhe votim të fshehtë, për të gjitha nivelet e strukturave partiake, që nga baza dhe deri në qendër, si dhe shumëçka tjetër në drejtimin e LDK-së.

Burimi: Bota Sot