Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për furnizimin me ujë ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Komunës së Vushtrrisë. Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugën “Gjon Buzuku”, në Lumë të Madh dhe në rrugën “Faruk Beqiri”.
Ndërsa, intervenimet në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Nexhip dhe Ferat Draga”, “Ahmet Selaci”, në sheshin e Vushtrrisë si dhe në fshatin Pestovë. Nga kompania bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për konsumatorët në zonat e prekura.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Konsumatorëve u rekomandohet që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet. Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve.
