Një person i kërkuar me urdhër të Gjykatës është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Fushë Kosovë dhe është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Kushtrim Rakën (32-vjeç). Sipas informacioneve, arrestimi është kryer më 27 korrik, rreth orës , në rrugën “Drenica” në Fushë Kosovë, nga njësitë policore për realizimin e urdhëresave.
Pas verifikimeve, Policia ka konstatuar se ndaj Kushtrim Rakës ishin lëshuar dy urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge”. Pas arrestimit, ai është dërguar në Burgun e Hajvalisë, ku do të vuajë dënimin me burgim, në ekzekutim të vendimit të formës së prerë të gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
