Ndërron jetë 71-vjeçari pas aksidentit në aksin Lezhë-Milot, u

0%

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili ishte plagosur rëndë në një aksident rrugor në aksin Lezhë-Milot. Aksidenti kishte ndodhur më 4 korrik, pranë kryqëzimit të Rriles, ku i moshuari, teksa po lëvizte me biçikletë, u godit nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, 71-vjeçari pësoi lëndime të rënda trupore dhe fillimisht u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa më pas u transferua në Spitalin e Traumës në Tiranë për kujdes më të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pas disa javësh trajtim.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte shoqëruar nga Policia, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com