Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e martë, , duke konfirmuar vazhdimin e rritjes së çmimit të naftës.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.52 euro për litër dhe gazi deri në 0.60 euro për litër. Çmimet hyjnë në fuqi nga ora dhe janë përcaktuar në bazë të vendimit të MINT-it për caktimin e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo parregullsi në zbatimin e çmimeve ta raportojnë përmes kanaleve zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi