Spanja e Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit derisa

0%

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, derisa temperaturat pritet të kalojnë 40 shkallë Celsius në disa rajone, ka raportuar të martën () televizioni britanik, BBC .

Shërbimi kombëtar meteorologjik i Spanjës njofton se moti i ligë parashikohet të zgjasë “të paktën” deri të dielën dhe paralajmëron për rreziqe “ekstreme” nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë t’i luftojnë disa nga vatrat më të ashpra të zjarrit në historinë e vendit.

Rajonet jugperëndimore të Francës, Gironde dhe Landes, janë nën “alarm të verdhë” për valë të nxehti që pritet të arrijë kulmin të mërkurën, duke penguar më tej përpjekjet për frenimin e flakëve “shumë të paparashikueshme” në Gironde.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryetari i qytetit Bordeaux ka thënë se po përgatitet për “të gjitha eventualitetet”, pasi një nga vatrat e zjarrit që po digjet në Francë është 15 kilometra larg qytetit jugperëndimor. “Ne po përgatitemi të akomodojmë një numër të madh njerëzish nëse urdhërohen evakuime të mëtejshme”, ka deklaruar Thomas Cazenave.

Rreth 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe më shumë se 100 mijë të tjerë në Spanjë, ku zjarret po digjen “pakontrollueshëm” në perëndim të Madridit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, teksa ka vizituar zonën e shkatërruar nga zjarri në rajonin e Girondës, ka thënë se vendi po përballet me “zjarre të pashembullta” – “më të rëndat që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Macron ka thënë se një vatër më e vogël zjarri në rajonin Landes është vënë nën kontroll, por lufta po vazhdon në Gironden fqinje. Ndërsa zjarrfikësit shënuan përparim të hënën, Macron paralajmëroi se “temperaturat do të rriten përsëri, era është ende e pranishme dhe për këtë arsye ne duhet të mbetemi të kujdesshëm”.

Më parë, ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, kishte thënë se zjarri “ka një jetë më vete”. Jerome Steffe, kryetari i Cestasit, qytet në jug të qytetit Bordeaux, i ka thënë BBC-së se ky “do të jetë zjarri i shekullit”. Ai ka përshkroi se si 17 mijë banorë u evakuuan nga qyteti gjatë natës kur zjarri u përhap dy ditë më parë.

Deri më tani, ka treguar ai, 42 mijë hektarë tokë janë djegur dhe 240 shtëpi janë shkatërruar. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo