​Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot takon bizneset

0%

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) organizon sot (e martë) një bashkëbisedim ndërmjet bizneseve anëtare dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me fokus diskutimin e çështjeve që prekin komunitetin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Takimi do të mbahet në Sallën e Konferencave të KosovaPress, ku do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve, të cilët do të kenë mundësinë të parashtrojnë kërkesat, sfidat dhe propozimet e tyre drejtpërdrejt para kryetarit Rama.

Klima e të bërit biznes, infrastruktura, shërbimet komunale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit privat pritet të jenë tema të diskutimit. Takimi që do të nisë me fillim nga ora , do të hapet me fjalët e organizatorit dhe Ramës, për tu pasuar më pas nga diskutimi i hapur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot