Meda dhe Gold AG publikojnë këngën “Zemra”

0%

Dy prej emrave të njohur të skenës muzikore shqiptare, Meda dhe Gold AG, janë bërë bashkë. Ata kanë sjellë një tjetër bashkëpunim për adhuruesit e muzikës së tyre. Këngëtarët kanë publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Zemra”, një këngë e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

Dy artistët kanë zgjedhur platformën YouTube për publikimin e këtij projekti, duke i dhuruar publikut një kombinim të zërave dhe stileve të tyre.

Burimi: Bota Sot