Tre basketbollistë të Kosovës janë vlerësuar me çmime individuale pas paraqitjeve të tyre në FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C. Besim Bytyqi është shpallur lojtari më i vlefshëm i turneut dhe njëkohësisht është përzgjedhur në formacionin më të mirë, All-Star Five.
Në All-Star Five të FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C është përfshirë edhe Lis Binishi, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kampionatit. Ndërkaq, Malvina Haziri është përzgjedhur në All-Star Five të FIBA U18 Women’s EuroBasket 2026, Division C, duke u bërë përfaqësuesja e Kosovës në ekipin më të mirë të turneut te vajzat.
Këto vlerësime individuale vijnë si rezultat i paraqitjeve të suksesshme të basketbollistëve kosovarë në garat e organizuara nga FIBA, duke konfirmuar potencialin dhe cilësinë e tyre në arenën ndërkombëtare.
