Poezi nga: Paul Éluard Përktheu: Dritëro Agolli Unë rrugën e mora në dorë si gotë Te mbushur me dritë përrallore, Te mbushur me fjalë ngazëllimi, Me qeshjet krejt të pafajshme, Që janë më të bukurat fryte të tokës. Në rrugë kalojnë njerëz si krijesa të vogla prej druri, Në zbrazësinë e kaltër lundrojnë zogjtë; Një vajzë e brishtë dhe e zbehtë mbin papritur Me një fytyrëz mbushur me halle.
Ajo nga përrallat e lashta ka ardhur Dhe ëndrrën time ka mishëruar; Ajo dëshirës sime i bindet, Dhe silueta e fëmijërisë sime Në rrugën e praruar shtrihet. – Lexo po ashtu: Paul Éluard, poeti i surreales
