Mbi 8.7 milionë euro investime në Qarkoren e Gjakovës

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës “Bujar Roka”, e cila është pjesë e Qarkores së re të Gjakovës.

Sipas njoftimit të Bashës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka investuar mbi 5 milionë euro në këtë projekt, i cili synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin në qytetin e Gjakovës.

Ai bëri të ditur se, së bashku me kontratën e realizuar më herët për daljen e Gjakovës në drejtim të Prizrenit dhe projektin që është në realizim e sipër për tranzitin e ri, investimi i përgjithshëm i Ministrisë në Qarkoren e Gjakovës arrin në 8.7 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas njoftimit, projekti është hartuar nga Komuna e Gjakovës, ndërsa financimi është mbuluar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Basha theksoi se ky investim pritet të përmirësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë në trafik dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe bizneset në Gjakovë.

Burimi: Telegrafi