Maya Jama mahnit me paraqitjen në finalen e “Love Island”

0%

Prezantuesja e njohur britanike, Maya Jama, tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë finales së spektaklit “Love Island”, ku u shfaq me një paraqitje plot stil dhe vetëbesim. 30-vjeçarja zgjodhi një veshje tërësisht të zezë, të përbërë nga një bralette që vinte në pah barkun e tonifikuar dhe një fund transparent me detaje elegante, duke kombinuar pamjen me taka të zeza dhe aksesorë minimalistë.

Maya u ngjit në skenë për të shpallur fituesit e sezonit, Julia dhe Lorenzo, të cilët fituan çmimin prej 50 mijë paundësh pas votimit të publikut. Maya Jama Paraqitja e moderatores u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan për elegancën dhe stilin e saj, duke e cilësuar një nga pamjet më të spikatura të këtij sezoni të “Love Island”. Maya Jama

Burimi: Bota Sot