Një konflikt brenda një familjeje në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës ka eskaluar në përleshje fizike mes babait dhe dy djemve të tij, duke bërë që të gjithë të përfundojnë në Polici. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë S.K. (53 vjeç) , M.K. (20 vjeç) dhe një i mitur me inicialet E.K. (16 vjeç) .
Sipas informacioneve, fillimisht mosmarrëveshja kishte shpërthyer mes M.K dhe babait të tij, Sh.K, konflikt që më pas eskaloi në përleshje fizike, ku dyshohet se të dy kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Gjatë konfliktit, vëllai i mitur, E.K., kishte tentuar t’i ndante, por sipas Policisë, edhe ai dyshohet se është përfshirë në incident duke sulmuar vëllain e tij.
Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori Kujdestar për Dhunë në Familje dhe Prokurori për të Mitur, të cilët kanë urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”. Pas intervistimit, të tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
