Një 50-vjeçar ka përfunduar nën hetim në Gjakovë, pasi gjatë një kontrolli rutinë nga Policia iu gjet një armë zjarri në automjet. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për A.T. (50 vjeç). Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur dje rreth orës në fshatin Osek Hylë, derisa njësia e Trafikut Rajonal të Gjakovës ishte duke zhvilluar kontroll rutinë të automjeteve.
Gjatë ndalimit, zyrtarët policorë e kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse posedonte ndonjë send të paligjshëm. Fillimisht ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë ilegale, por pasi u pyet për çantën që ndodhej në ulësen e pasagjerit, ai ua ka paraqitur policëve një armë zjarri, duke deklaruar se për të posedonte leje përkatëse.
Pavarësisht kësaj, Policia e ka shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku është intervistuar, ndërsa arma, dy karikatorë dhe fishekët janë sekuestruar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Avni Thaqi është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
