Sektori publik: A lejohet burri në sallë gjatë lindjes?

0%

Në dokumente zyrtare rekomandohet, por në praktikë është e pamundshme të zbatohet. Të gjithë burrat që duan të jenë pjesë e lindjes së fëmijës së tyre në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK nuk mund ta bëjnë këtë. E pikërisht kjo çështje është specifikuar edhe me një protokoll klinik së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e lindjes normale.

Kjo për aktivisten e kësaj kauze në kuadër të Grazetës, Eurisa Rukovci, tregon se vet shteti po harton politika kundërthënese dhe të pazbatueshme në praktikë. Madje, Rukovci shton se kjo qasje institucionale prodhon diskriminim.

Sipas saj, pas një çerek shekulli nga lufta infrastruktura nuk mund të jetë më arsye që pengon baballarët të jenë të pranishëm gjatë lindjes së fëmijës së tyre, derisa shton se mugon vullneti për ri-organizimin e hapësirave. Ndërkohë sipas protokollit aktual nuk ka ndonjë plan të qartë veprues se kur ky rekomandim do të shndërrohet në standard.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot