Apeli kthen në rigjykim rastin vrasjes së 27-vjeçarit në Tregun e

0%

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e vrasjes më të 27-vjeçarit A.B., incident në të cilin ishin plagosur edhe dy persona të tjerë. Sipas pretendimeve të Prokurorisë, rasti kishte ndodhur në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë pas një mosmarrëveshjeje që, sipas aktakuzës, kishte nisur rreth debatit rreth rritjes ose jo të fidanit të fikut në Kosovë.

Për këtë rast, Shefki Asllani ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Prizrenit dhe më ishte dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë. Gjatë gjithë gjykimit, Asllani nuk e ka pranuar fajësinë, duke pretenduar se kishte vepruar në mbrojtje të nevojshme.

Ndërsa, Apeli ka konstatuar shkelje esenciale të procedurës penale dhe ka urdhëruar kthimin e çështjes në rigjykim, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit ndaj Asllanit. Pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit, Gjykata e Prizrenit e ka caktuar seancën e parë të rigjykimit më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje, Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së Shefki Asllanit dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit, me të cilin ai ishte dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se ankesat e Prokurorisë së Prizrenit dhe të përfaqësuesit të familjes së dëmtuar avokati Shpetim Mehmeti, të cilat kërkonin ashpërsimin e dënimit, janë bërë jolëndore për shkak të anulimit të aktgjykimit.

Tutje, avokati i të akuzuarit Shefki Asllani, Besnik Berisha, kishte kërkuar lirimin e tij nga akuza me arsyetimin se veprimet e të akuzuarit ishin kryer në kuadër të mbrojtjes së nevojshme ose, alternativisht, anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e çështjes në rigjykim.

Në ankesë, avokati kishte pretenduar se aktgjykimi ishte përfshirë nga shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se dispozitivi i aktgjykimit nuk përmbante faktet dhe rrethanat vendimtare që do të mundësonin përcaktimin e përgjegjësisë penale.

Sipas avokatit, në aktgjykim mungonte një përshkrim i plotë i ngjarjes, përfshirë distancën e qitjes, pozicionin e viktimës në momentin e goditjes dhe elemente të tjera që, sipas tij, e bënin dispozitivin të paplotë dhe në kundërthënie me provat e administruara.

Tutje, Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit ishte përfshirë nga shkelje esenciale të procedurës penale, pasi nuk përmbante arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare dhe përshkrimi i ngjarjes në dispozitiv ishte i paqartë.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit e konsideroi të bazuar ankesën e mbrojtjes dhe konstatoi se aktgjykimi i Gjykatës Themelore ishte përfshirë nga shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi mungonin arsye të qarta për faktet vendimtare dhe përshkrimi faktik në dispozitiv ishte i paqartë.

Sipas Apelit, Gjykata Themelore nuk kishte analizuar në mënyrë të plotë provat e administruara dhe nuk kishte shpjeguar se si ato mbështesnin përgjegjësinë penale të të akuzuarit. Po ashtu, ishin konstatuar paqartësi lidhur me numrin e të shtënave, drejtimin e tyre, mënyrën se si ishin plagosur të dëmtuarit dhe mospërputhje ndërmjet dispozitivit të aktgjykimit dhe raportit të autopsisë.

Gjykata e Apelit vlerësoi gjithashtu se gjendja faktike nuk ishte vërtetuar plotësisht, pasi kishin mbetur të pasqaruara rrethanat kryesore të ngjarjes, përfshirë mënyrën e zhvillimit të konfliktit, dinamikën e përdorimit të armës dhe pretendimet e mbrojtjes për mbrojtje të nevojshme. Për këto arsye, Apeli anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren dhe e ktheu çështjen në rigjykim.

Çfarë kërkon Apeli në rigjykim? Në aktvendim, Gjykata e Apelit ka udhëzuar Gjykatën Themelore që në rigjykim të zhvillojë sërish shqyrtimin gjyqësor dhe të eliminojë mangësitë e konstatuara. Sipas Apelit, duhet të sqarohet se kush ishin personat e përfshirë në konflikt, kush e nisi atë, sa herë ka shtënë i akuzuari dhe nga cilat të shtëna janë plagosur viktima dhe dy të dëmtuarit.

Një nga udhëzimet kryesore është zhvillimi i një rikonstruktimi të vendit të ngjarjes, me pjesëmarrjen e të akuzuarit, të dëmtuarve, dëshmitarëve dhe ekspertëve, për të përcaktuar pozicionet e pjesëmarrësve, distancat dhe trajektoren e plumbave.

Po ashtu, Apeli ka kërkuar që të rivlerësohet gjendja mendore e të akuzuarit në momentin e ngjarjes dhe, nëse vlerësohet e nevojshme, të urdhërohet një ekspertizë e re psikiatrike. Gjithashtu, Gjykata Themelore duhet të shqyrtojë nëse veprimet e të akuzuarit kanë qenë reagim për të zmbrapsur sulmin e pretenduar nga viktima.

Trupi gjykues në Gjykatën e Apelit të Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda përbëhej nga Valbona Musliu Selimaj, kryetare, dhe Mentor Hajraj dhe Hashim Çollaku, anëtarë.

Burimi: Kallxo