Ledri Vula dhe Claydee vijnë me këngën e re “Jeta ime”

0%

Dy artistët e njohur të skenës muzikore, Ledri Vula dhe Claydee, kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor që mban titullin “Jeta ime”. Projekti i ri është shoqëruar edhe me një videoklip me atmosferë verore, i cili i përshtatet ritmit dhe energjisë së këngës. Dyshja kanë zgjedhur të bashkojnë stilet e tyre muzikore për të sjellë një krijim të ri për publikun.

Foto: YouTube Për tekstin e këngës janë përkujdesur Faton Shoshi, Ledri Vula dhe Claydee Lupa, duke sjellë një mesazh të veçantë përmes vargjeve të saj. Ky bashkëpunim vjen si një tjetër projekt i rëndësishëm në karrierën e dy artistëve, të cilët kanë qenë vazhdimisht aktivë me publikime të reja dhe projekte muzikore që kanë marrë vëmendjen e fansave.

Foto: YouTube “Jeta ime” pritet të jetë një nga këngët që do të shoqërojë dëgjuesit gjatë kësaj vere, derisa fansat kanë mirëpritur kombinimin e dy emrave të njohur të muzikës shqiptare. Të plotë tashmë mund të ndiqni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ledrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi