Abdixhiku në takim me Haddad theksoi nevojën për funksionalizimin sa

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për rëndësinë e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar se stabiliteti institucional është thelbësor për avancimin e reformave, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e agjendës euroatlantike të vendit.

Po ashtu, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin e saj në përkrahjen e proceseve demokratike, perspektivës evropiane dhe thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, përfundon njoftimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot