Shpërndaje në: Federico Chiesa ka bërë të ditur se synon të nisë një kapitull të ri te Liverpooli nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola. Chiesa ka theksuar se fokusi i tij mbetet te klubi anglez, pavarësisht spekulimeve për një rikthim në Serie A.
Sulmuesi italian, i cili nuk pati shumë hapësirë edicionin e kaluar, u shpreh i vendosur të luftojë për një vend në formacion dhe beson se ndryshimi në shtabin teknik do t’i ofrojë mundësi të reja për të dëshmuar vlerat. “Fillimi i edicionit është gjithmonë fillim i ri. Sezonin e kaluar nën drejtimin e Arne Slot po përpiqesha të bëja më të mirën time.
Sigurisht që doja të luaja më shumë, por është si është. Trajneri kishte planet e tij të lojës, merrte vendimet e tij, nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Është futboll. Këtë vit le të themi se është kapitull i ri. Ka një trajner të ri dhe unë duhet të përqendrohem në këtë”, ka thënë Chiesa, shkruan të hënën “Reuters”. 28-vjeçari me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Pjesë e “The Reeds” është nga viti 2024 kur u transferua nga Juventusi për 12 milionë euro.
